Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka vizituar ditën e sotme Maqedoninë e Veriut. Blair është pritur në takim nga Kryeministri maqedonas Zoran Zaev.
Sipas njoftimit të qeverisë maqedonave, Blair e ka konsideruar nismën rajonale “Ballkani i Hapur”, si të rëndësishme dhe si një mënyrë për t’i treguar Bashkimit Evropian përkushimin e vendeve për të ardhmen e tyre evropiane.
Njoftimi i qevrisë maqedonase:
“Ai theksoi se qëllime drejt të cilit synon ky projekt për lidhjen e rajonit në një treg të përbashkët dhe në shumë nivele të tjera do t’ju sjellë shumë përfitime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë dhe do të jetë përshpejtues i procesit për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE.
Ballkani i Hapur” është një nismë në kundërshtim me agjendat nacionaliste dhe se me këtë tre vendet udhëheqëse i tregojnë qartë Bashkimit Evropian se janë të përkushtuara në mënyrë serioze për të ardhmen dhe rrugën evropiane”.
Ndërsa Zaev nga ana tjetër u shpreh se vizita e Blair në këtë kohë është e rëndësishme.
“Veçanërisht në kuadër të përcaktimit për digjitalizimin e përshpejtuar të vendeve nismëtare të “Ballkanit të Hapur”, si hap i domosdoshëm për arritjen e qëllimeve të nismës”
Në lidhje me pandeminë e Covid-19, ata kanë rënë dakord që vaksinimi i popullsisë është zgjidhja e vetme në luftën kundër Covid dhe në normalizimin e vendeve./m.j