Mesa duket Loredana dhe Mozzik i kanë dhënë sërish fund marrëdhënies së tyre dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe në rrjetet sociale, ku nuk ngurrojnë të thumbojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Reagimi i fundit ka qenë asaj i Loredanës, kur nëpërmjet një postimi në Instagram ajo përcjell mesazhin se nuk ka nevojë për një mashkull të pasur, por për dikë që t’i kushtojë vëmendje dhe kohë.
“S’kam pasur kurrë nevojë për një mashkull me para sepse gjithçka që dua është koha, vëmendja dhe përpjekja”, shkruhet në postimin e Loredanës.
/a.r