Mjeti tip ‘Golf’ i cili u braktis e më pas u shkrumbua nga autorët e vrasjes së Bledar Muçës, rezulton se është i vjedhur. Gjatë kontrollit të policisë, u zbulua se brenda mjetit ishin dy kallashnikov që dyshohet se janë përdorur për atentatin në Lushnje.
Thuhet se autorët e krimit, të cilët nuk janë identifikuar akoma, kanë qëlluar në lëvizje nga makina e tyre, vetëm kanë hapur xhamin.
Ekzekutimi ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Pedonales në Lushnje, brenda lokalit të Muçës. Autorët lanë të vdekur 40-vjeçarin ndërkohë që plagosën dhe Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa, 25 vjeç, Sara Liçi, 24 vjeçe, Eksara Sauli, 26 vjeçe, dhe Majlinda Gjyla, 66 vjeçe. Makina e tyre e tipit ‘Golf’ u gjet e djegur në fshatin Thanasaj dhe Policia është duke e hetuar.
g.kosovari