Ka ndërruar jetë 30-vjeçari, Leonard Rrapi, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Beratit, i riu u përplas nga mjeti tip Benz, pasi shoferi humbi kontrolli dhe u fut në një dyqan.
Gjithashtu të lënduar mbetën edhe katër kalimtarë të tjerë si dhe një pasagjer në mjetin Benz. 30-vjeçari u soll në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Leonard Rrapi 30-vjeç, Abaz Kaballi, 60-vjeç, Astrit Veliu, 23-vjeç, Tahir Redhi, 30-vjeç dhe Robert Sadikaj sapo ishin kthyer nga pelegrinazhi në malin e Tomorrit dhe po bënin një xhiro në Berat në momentin që u përplasën. Sakaq, policia arrestoi sot shoferin e mjetit Benz.
/b.h