Italia do të dhurojë 15 milionë vaksina kundër koronavirusit brenda vitit 2021 për vendet e varfra, duke futur në listë Shqipërinë dhe Kosovën.
Këtë e ka deklaruar MInistri i Jashtëm Luigi di Maio në një konferencë ditën e djeshme në Itali. Sipas tij, deri më tani Italia ka shpenzuar 385 milionë euro në programin “Covax Facity” me impenjimin për të ndihmuar në shpërndarjen e vaksinave për vendet në nevojë.
“Italia do të dhurojë 15 milionë doza vaksinë për vendet e varfra brenda vitit 2021 e gjatë javëve të fundit ka lehtësuar dhurimet e dozave në favor të vendeve në nevojë për vaksinë si Shqipëria, Kosova, Libia, Yemen e Indonezia.” – është shprehur Di Maio.
Sipas mediave itliane, vendi fqinj deri më tani ka kryer mbi 75 milionë doza vaksina anti-Covid ndërkohë që janë vaksinuar me të dyja dozat mbi 67 % e popullsisë mbi moshën 12 vjeç.
Objektivi i autoriteteve italiane është që brenda datës 15 shtator të vaksinohen rreth 80 % e popullsisë rezidente.
/m.j