Halla e 18-vjecares që vdiq në Ferizaj, e dyshohet se është keqtrajtuar fillimisht nga dy persona, ka reaguar pas ngjarjes tragjike. Në profilin e saj në Facebook, halla e vajzës së ndjerë ka shkruar “Pushon në paqe, zemra e hallës”.
Në komentet me personat e tjerë poshtë fotografisë, ajo shkruan se të rinjtë e kanë keqtrajtuar dhe e kanë lënë në spital në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, familja e 18-vjeçares, i kanë hapur sot dyert e mortit.
Policia ka bërë të ditur se tashmë nën pranga ka përfunduar një person, ndërsa, i dyshuari kryesor për këtë rast, Dardan Krivaqa ndodhet ende në arrati./m.j