Nga Enver Robelli
Vrasja e vajzës 18-vjeçare në Ferizaj nuk është vrasje e zakonshme. Është njëra ndër vrasjet më makabre që kanë ndodhur viteve të fundit në Kosovë.
Është vrasje e një njeriu, një vajze, nga dy burra, sipas prokurorisë. Vrasja është kryer për “motive të ulëta”. Tmerri mund të merret me mend: mbase dy përbindësha kanë përdhunuar, keqtrajtuar dhe vrarë një vajzë.
Mediat në Kosovë do të ishte mirë të përqendroheshin në informimin e opinionit mbi këtë krim të rëndë. Gjithnjë duke ruajtur identitetin dhe dinjitetin e viktimës.
Por, opinioni duhet të mësojë më shumë për autorët e dyshuar të krimit. Në çfarë rrethana vajza ka përfunduar “në duart” e atyre dy personave? Kur është vrarë? Si është vrarë? Ku është mbajtur?
A është ajo viktima e vetme? A kanë terrorizuar këta persona edhe vajza të tjera? Shumë pyetje. Dhe shumë punë për gazetarë që profesionin e ushtrojnë me nder. Tronditja për rastin në Ferizaj s’mjafton. Duhet vetëdijesim për të evituar krime të tilla – krime që në 99,99 për qind kryhen nga burrat.
Prokuroria dhe policia nuk duhet të mjaftohen me komunikata të thata për këtë rast. Duhet të dalin në konferenca për media dhe të njoftojnë opinionin mbi rezultatet e hetimit. Ky krim nuk duhet të kalojë në heshtje.
Duhet të bëhet temë nacionale. E tema nacionale është kjo: dhuna e burrave ndaj grave! Dhe domosdoshmëria për edukimin e të rinjve, sidomos.
O Veke, pash zotin, pse nuk shkruan për atje ku je, por kruhesh aty ku s’je ?
A të pjerdh kush në Zvicer ?
Në Kosovë e Shqipni, jo e jo.