Nga Arbana Xharra
Ngjarjet e fundit në Afganistan tregojnë sesi trajtohet gruaja nga ekstremistët islamist. Nuk guxon asnje grua te dal në rrugë pa burka dhe e pa shoqëruar nga një burrë.
Ndërkohë dua të tërheq një paralele me Kosovë ku këto forma kokëmbulimi deri para e deri vonë pas pavarësimit të Kosovës nuk kanë qenë.
Gjyshet i hidhnin shamitë mbi kokë, por nuk mbulonin tërë fytyrën. Kush i solli në Kosovë? Kush tha se kështu duhet të mbulohen myslimanet? Pra dikush e bëri agjendë.
Në gjithë a këtë debat më së shumti me shqetëson primitiviteti i disave që prangimin e gruas duan ta na shesin si liri veshjeje edhe pse ajo diktohet nga dikush.
Nga kush pra u urdhërua ky akt mizogjin e maskinist i radhës?