Një aksident fatal ka ndodhur në Itali për një shqiptar i cili po kalonte vijat e bardha në Livorno për të blerë një shishe ujë në një lokal, kur papritur u godit nga një Porsche me shpejtësi të lartë.
Muratori Gazment Bushi kishte dalë për një darkë me miqtë Tarracën Mascagni teksa kishte lënë në shtëpi gruan bashkë me dy fëmijët e vegjël.
Ai shoqërohej nga një mik kur po kalonte rrugën, teksa drejtuesi i “Porsche” në gjendje të dehur e përplasi për vdekje duke e hedhur mbi 100 metra në asfalt.
Gazment Bushi punonte murator në Itali në firmën e vëllait të tij, Edli Bushi teksa ishte i treti nga pesë vëllezërit.
Bushi u transportua i gjallë në spital falë masazhit kardiak, por dëmtimi i rëndë në kokë ia bëri të pamundur mbijetesën.
Shoferi 33-vjeçar i cili e përplasi u arrestua nga Policia dhe rezultoi i dehur.