Një 25-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Vlorë. Mësohet se viktima është gjetur i vrarë në makinën e tij në aksin rrugor Vlorë-Babicë.
Policia njofton se viktima është gjetur rreth orës 07:35 të mëngjesit të kësaj të shtune. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/b.h