Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka dhënë informacionin e parë zyrtar në lidhje me operacionin e organizuar mbrëmjen e sotme ku u godit një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike që drejtohej nga një efektiv i RENEA-s.
Në kushtet e flagrancës, SHÇBA thotë se u shoqëruan pesë persona;
Real Luli 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA
Jurgen Luli 30 vjeç
Gertjan Harapi 26 vjeç
Gevi Spahia 27 vjeç
Ergi Sala 26 vjeç
Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar. Grupi, i cili dyshohet se drejtohej nga punonjësi i forcave speciale sipas njoftimit vepronte kryesisht në zonat; ish-Parku i Autobusëve, Kombinat, “Misto Mame”, Yzberisht dhe Qyteti i Nxënësve.
Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë. Operacioni për goditjen e rrjetit të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës është në vijim e sipër.
g.kosovari