Detaje të reja nga operacioni antidrogë që është duke u zhvilluar në Tiranë në zonën e ish-parkut të autobusëve, ku u arrestuan disa persona, mes tyre një efektiv i RENEA-s, Real Luli.
SHÇBA goditi një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike, ndërsa operacioni është ende në vazhdim me kontrolle në disa banesa.
Nga operacioni në zonën e ish-parkut të autobusëve është sekuestruar një sasi lënde narkotike, kokainë.
Janë kontrolluar disa banesa në zonë pasi ka pasur informacione se në to jetonin shpërndarës të lëndëve narkotike. Zona e ish-Parkut prej vitesh është përdorur nga shpërndarësit e drogës. Në mes të muajit qershor u godit një grup i ngjashëm ku u arrestuan dhjetëra persona.
g.kosovari