Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër presidentit të Komisionit të Venecias, përmes së cilës falenderon angazhimin e këtij institucioni për reformën në sistemin shqiptar të drejtësisë.
Në letrën adresuar presidentit të Komisionit të Venecias, Meta shprehet se reforma duhet të mbështetet në standartet më të mira ndërkombëtare.
“Shpreh mirënjohjen time të thellë për bashkëpunimin e deritanishëm të Kuvendit me Komisionin e Venecias. Kjo reformë duhet të jetë e mbështetur në standardet më të mira ndërkombëtare”, thotë Meta në letrën dërguar zotit Buquicchio.
Partneri i koalicionit qeverisës nënvizon se, “vlerësimet e Komisionit të Venecias do të jenë udhërrëfyes për paketën kushtetuese”.
“Paketë që do t’i përgjigjet cilësisht nevojave që ka shoqëria shqiptare për reformën në drejtësi”, shprehet më tej Meta.
Letra e plote e kreut tw kuvendit Ilir Meta