Bashkimi Europian vendosi të njohë certifikatat e vaksinës së koronavirusit të 3 vendeve, përfshirë Turqinë. Komisioni i BE-së njoftoi se u vendos që t’u jepet “ekuivalencë” certifikatave të vaksinës Covid-19 të aplikuara nga Turqia, Maqedonia e Veriut e Ukraina dhe se vendimi do të jetë i vlefshëm që nga 20 gushti.
Në deklaratë sqarohet se 3 vendet do të lidhen me sistemin e certifikatave të vaksinave të BE-së, sepse certifikatat e vaksinave që ata lëshojnë do të kenë të njëjtat kushte si “Certifikata dixhitale e COVID të BE-së” dhe do të pranohet në të gjitha vendet e anëtare.
Ky vendim do të lehtësojë udhëtimet reciproke të sigurta. Sipas mediave turke të gjithë ata që kanë përfunduar dozën e dytë të vaksinës mund të marrin “Kartën e Vaksinës COVID-19” përmes aplikacionit online.
Certifikata e vaksinës në fjalë përmban informacione të ndryshme si emri, mbiemri, numri i identitetit TR, data e lindjes, llojet e vaksinave të administruara, prodhuesit dhe datat e vaksinimit. Vaksina që ka përdorur masivisht Turqia për imunizimin e popullsisë është coronavak , e cila është përdorur masivisht edhe në vendin tonë.
Por në një kohë që prej datës 20 gusht shtetasit turq të vaksinuar me këtë vaksinë mund të lëvizin në Bashkimin e Europian, shqiptarët e vaksinuar me vaksinën kineze e kanë të pamundur të lëvizin pas një test PCR që vërtetojnë se janë të pa infektuar. Certifikata e vaksinimit e vendit tonë, që lëshohet nga E-Albania nuk njihet nga e sistemi dixhitali i vendeve të Bashkimit Europian.
g.kosovari