Një punonjëse e ambulancës në Angli u pushua nga puna pasi u kap duke bërë seks me një koleg në pjesën e pasme të një ambulance.
Emma Croydon, e cila punonte si asistente për Shërbimin e Ambulancës Qendrore të Jugut, kishte parkuar makinën e saj në parkun e makinave në Fratton Park të Portsmouth FC dhe u fut në pjesën e pasme të një ambulance me një koleg.
Rojet e sigurisë iu afruan ambulancës dhe i kapën në gjendje të zhveshur të dy. Dëshmitarët thanë se ambulanca u pa të lëkundej në mënyrë të konsiderueshme. Burri u pezullua, ndërsa Croydon u shkarkua për sjellje jo etike dhe të rëndë.
Në gjykatë ajo deklaroi se atë natë ajo ishte e mërzitur dhe ishte takuar rastësisht me kolegun e saj. Më pas i kishte shkuar pranë për ta ngushëlluar dhe se ishin futur në një park për të biseduar, por asgjë nuk kishte ndodhur mes tyre.
Madje ajo tha se dëshmitarët kanë gënjyer për të. Por pavarësisht kësaj, gjykata u shpreh e vendosur në gjykimin e saj dhe shkarkoi nga puna punonjësen në fjalë.