Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se imami i Xhamisë “Dine Hoxha” në kryeqytet ishte denoncuar në komisariatin Nr. 2 nga pronarja e një lokali në Tiranë. E gjitha ka nisur më datë 15 gusht, ku një i ri ironizoi dhe u tall me Ezanin ( thirrja që lajmëron besimtarët myslimanë për kohën dhe faljen e pesë vakteve ditore) në lokalin në fjalë. Mirëpo kjo gjë nuk u prit mirë nga besimtarët myslimanë të cilët kanë reaguar menjëherë dhe kanë shkuar jashtë ambienteve të lokalit duke kërkuar që ky biznes të kërkonte falje për një fyerje të tillë. Gjthashtu në polici është denoncuar edhe një qytetar tjetër me iniciale D. K., i cili sipas pronarëve të lokalit i ka kërcënuar këta të fundit me jetë.
Ndërkohë, në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe vetë imami Agmed Kalaja, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se nuk është thirrur në polici dhe se e gjitha ka qenë mashtrim portalesh.
“Mashtrim portalesh. Mashtrim mediatik. Nuk jam thirrur në polici.Ndërsa si lajm është i bukur për klikime. Neveri!!!” shkruan Kalaja.
/a.r