Gjeneral Majori amerikan Hank Taylor tha se që nga fillimi i operacioneve të evakuimit të SHBA -së më 14 gusht, rreth 7000 persona janë larguar nga Afganistani.
Ai u shpreh se avionët amerikanë F-18 fluturuan mbi Kabul, Afganistan për të garantuar sigurinë “gjatë 24 orëve të fundit. Ne jemi të përkushtuar për evakuimin e sigurt të sa më shumë njerëzve sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt” tha Taylor.
I pyetur nëse avionët kanë autorizim për të qëlluar nëse trupat amerikane dhe aleatët sulmohen, Sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby tha, “Si gjithmonë, ne kemi të drejtë të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë dhe operacionet tona”.
Ai theksoi se ushtria amerikane është në komunikim me talebanët për t’u siguruar që afganët në rrezik mund të arrijnë në aeroport./m.j