Osman Zerey kurrë nuk e kishte menduar se do të ribashkohej me djalin e tij, që u detyrua të linte prapa në Itali 36 vjet më parë. Turku kishte pak mundësi për ta gjetur pasi u dëbua nga Italia në 1985.
Por, djali i tij Salvatore Napoli e gjeti babanë e tij pas një kërkimi të gjatë në mediat sociale. Të dy u takuan për herë të parë në Fatsa, qyteti i lindjes së Zerey në provincën veriore të Turqisë të Ordu.
Zerey emigroi në Milano në 1979 për punë dhe takoi gruan e tij italiane atje. Të dy kishin një fëmijë, por kur i skadoi leja e punës në Itali ai u dëbua në Turqi, ndërsa djali i tij ishte dy vjeç. Gruaja e tij nuk pranoi të shkonte në Turqi, as nuk e lejoi Zerey të vizitonte djalin e tyre.
Djali i tij filloi të kërkonte për babanë e tij pasi nëna i vdiq, por e vetmja gjë që ai dinte për babanë e tij ishte një fotografi dhe emri i tij. Napoli vendosi të kërkojë në rrjetet sociale duke bërë miq të gjithë personat me mbiemrin e babait të tij deri kur gjeti vëllanë e tij turk, djalin e Osman Zerey nga martesa e dytë e këtij të fundit.
Napoli udhëtoi menjëherë për në Turqi dhe vizitoi Zerey. “Unë jam shumë i lumtur që e gjej atë pas 36 vjetësh”, tha Zerey në lot. “Unë kurrë nuk hoqa dorë nga kërkimi i tij, por nuk pata sukses. Falë Zotit, ai më gjeti mua”, tha ai. “Nuk do ta lë më kurrë. Unë kam një djalë dhe dy vajza dhe tani kam djalin tim të dytë”, tha ai.
Napoli tha se nëna e tij kurrë nuk i foli shumë për babanë dhe një fotografi që kishte me babanë e tij ndërsa ai ishte ende fëmijë ishte çelësi i tij i vetëm për ta gjetur. “E vetmja gjë që dija ishte se ai ishte një turk. Jam i kënaqur që e gjej pas gjithë këtyre viteve. Më duhet të kthehem në Itali, por do të kthehem këtu më shpesh këtu”, tha italiani për mediat turke./m.j