Një vajzë nga Tirana nuk i kishte shpëtuar dot përndjekjes së ish-të dashurit të saj edhe pse ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Pavarësisht faktit që gjykata kishte vendosur më herët që i riu nuk duhet t’i afrohej dhe as ta shqetësonte më, 34-vjeçari vijonte ta përndiqte ish-të dashurën.
Policia e Tiranës bën me dije se e ka arrestuar shtetasin me inicialet O. A. pas denoncimit që ka bërë e reja.
Ai u kap në flagrancë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. A., 34 vjeç, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje”./m.j