Berati do të jetë një ndër qytetet që do të strehojë afganët që priten të vijnë në Shqipëri. Deri në pritje të ardhjes së avionit të parë me afgane, ky qytet do të jetë i katërti në listën e zonave të tjera të vendit që do të jetë gati për akomodimin e tyre.
Në Berat në dispozicion të grupit të afganëve do të vihen hotelet e qytetit. Sipas burimeve konfidenciale bëhet fjalë për 200 persona, të cilët do të sistemohen në hotel Kolombo, në lagjen 35 vjetori të qytetit të Beratit.
Ambientet janë gati dhe pritet vetëm ardhja e tyre.
Pas Tiranës, Durrësit e Lezhës, hotelet e Beratit janë njoftuar nga institucionet vendore që do të merren me strehimin e afganëve, të jenë në gatishmëri e mesa duket një nga hotelet e këtij qyteti i ka thënë po ardhjes së tyre.
/a.r