Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, uroi juristët me rastin e festave, duke u shprehur edhe se është pikërisht komuniteti i juristëve, me gjyqtarët, prokurorët, avokatët, që mund të rregullojë më mirë se kushdo drejtësinë.
“I zoti e di se ku i pikon çatia. Më mirë se ju, askush nuk e di se ku pikon shtëpia jonë, drejtësia, ndaj edhe askush më mirë se ju e ne së bashku nuk mund ta rregullojmë atë, me reformën në drejtësi”, tha ministri.
Manjani u bëri thirrje gjyqtarëve e prokurorëve që të mos shpërqendrohen për asnjë çast në kryerjen e detyrës së tyre, pavarësisht atmosferës që ekziston.
“Merrni përgjegjësitë ligjore që ju takojnë për ushtrimin e profesionit tuaj, në bazë të ligjit, të kushtetutës. Puna duhet të vazhdojë, pavarësisht diskutimeve e tryezave të ndryshme që zhvillojnë. Ato duhen e do të vazhdojnë, por edhe gjyqet vazhdojnë, ndaj nuk duhet asnjë mungesë përqendrimi”, tha ministri.
“Jam i lumtur që komuniteti i juristëve është më i interesuari për t’u distancuar nga të korruptuarit”.