Një operacion i policisë mbi tregtinë e paligjshme të lëndes drusore ka vënë në pranga tre persona, mes tyre dy doganierë në Elbasan. Policia bën me dije se të arrestuar janë Indrit Cenaj (Doganier), Namik Idrizi (Agjent Doganier) dhe administratori i kompanisë ‘Pisha SHPK’, Agim Pisha.
Nga aksioni i policisë janë gjetur sëpaku 60 metër kub lëndë drusore në shkelje me ligjin, ndërsa kohë më parë Ministria e Mjedisit shpalli edhe moratoriumin për minimizimin e prerjeve.