Nga Kimete Berisha
Paramilitarët e Albin Kurtit kujtojnë se e luftojnë Serbisë duke i thënë Serbisë në rrjete sociale ‘kurvë’, ‘budallaqe’ dhe ‘magjupe’, siç më thonë mua!
Qeveria e obsesionuar Kurti sot e ka shansin ta shoh realitetin, se sa i rrezikshëm është ky realitet!
Ta shoh vetveten-se sa askushi është.
Aq askushi sa s’ka bukë për popullin e saj, jeton me vitra dhe me t’falna..s’ka ilaçe, s’ka gjë të gjallë krye shpirti..
s’ka punë, jeton duke e vjedhur popullin e saj në diasporë.
Dhe t’i zgjedh disa agitpropa më të zgjuar për propagandë (sidomos mua të ma gjej një me nivel dhe me stil).
Kosova është e vetmuar, është e izoluar nga BE…dhe qeveria Kurti e ka vetizoluar Kosovën edhe nga Shqipëria…
Pra, jemi askund dhe luajmë ‘shtete’sh’ si vajzat e vogla që luajnë ‘nuse’sh’!
Paramilitarët e Vetëvendosjes i ka bindur Albin Kurti se Kosova është ‘e pasur’, është superfuqi,
është kontinent, që s’ka nevojë për Amerikën, as për Evropën, as për Shqipërinë…
veç për Albin Kurtin dhe për paret e diasporës, ka nevojë….
Shihni çka flasin… për do raketa e bëjnë alkimi, si te ‘Veronika vendos të vdes’, secili më ekstremist se tjetri!
Qeveria Kurti vjedh,
jetojnë në lagje superluksoze,
punësojnë familjarë,
i mbush bordet me jarana…
i ka bërë ministra të akuzuarit për hajni,
asistentja e Donika Gërvallës (për pikë t’qejfit) i harxhon paret e buxhetit nëpër Stamboll si m’i gjetë n’lloç…
kurse Amerika ua ruan shpinën…
Ku keni pa ju kështu!
Çfarë ‘Amerike’ është kjo që ‘i
ruan’ hajnat (që e kanë vendin në burg),
që e ruan qeverinë (që punësojnë familjarë dhe që s’kanë nevojë për Amerikën);
Pse Amerika ia duron sofizmat një dogmati që Amerikën e quan ‘Amelikë’ (kurse talebanët e tij Kimeten e quajnë Qimete)…
Interesant, për Serbinë ende nuk e kanë gjetur një emër pezhorativ…dhe serbëve ua paguajnë edhe rrymën, kurse neve na përndjekin!
Kjo është qeveria më e rrezikshme, që veç armiku do të na dëshironte!
(Ne nuk e dinim se Albin Kurti nuk e bën atë që e thotë, e tash e shohim se Albin Kurti është aq i marrë sa i ndërron fjalët, dhe nuk i ndërron një nga një, por i ndërron të gjitha përnjëherë).
P.S. Pa Amerikë, nuk ka Kosovë.
Kosovën e ruan frika nga Amerika!
Vjedhni ju (edhe ndonjë ditë)!