Enti Rregullator i Energjetikës ka deklaruar sot se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë në vitin 2016, duke hedhur poshtë kështu zërat e disa ditëve më parë në media.
Lajmi konfirmohet nga vetë institucioni në analizën vjetorë të punës ku theksohet se rritja e arkëtimeve bën që ERE të mos e lëvizë çmimin të paktën gjer në fund të 6-mujorit të vitit të ardhshëm.
ERE deklaron se rritja e arkëtimeve do të ndikojë edhe në shtimin e shërbimeve dhe investimet në infrastrukturë, ndërsa thekson se pritet pajisja me matësa të rinj për disa abonentë. Nga ana tjetër, ERE thotë se nga viti i ardhshëm nuk do të ketë më faturime aforfe.