Ekonomia e Kinës vazhdoi të rimëkëmbet në korrik, por rritja e prodhimit industrial dhe shitjeve me pakicë u ngadalësua për shkak të shpërthimeve të reja të COVID-19, fatkeqësive natyrore në disa krahina kineze, dhe rritjes se pasigurisë jashtë vendit.
Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës të publikuara të hënën, prodhimi industrial i vendit u rrit me 6.4 për qind në korrik në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, nga 8.3 për qind që ishte rritja në qershor.
Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit u shtuan me 8.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vlera e rritjes në qershor ishte 12.1 për qind.
“Në korrik, disa tregues kryesorë patën ngadalësim të rritjes për shkak të shtimit të pasigurive jashtë Kinës dhe ndikimit të përmbytjeve e rasteve të reja të COVID-19 brenda vendit. Por treguesit ishin përsëri në një sferë të arsyeshme dhe ekonomia vazhdoi të rimëkëmbet,” u shpreh zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave Fu Linghui.