Me pamje nga Thumana, ku shihen shtëpitë në rrjesht, kryeministri Edi Rama bën me dije se 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale janë në shërbim të banorëve.
Kantieri i ri i Thumanës, Rama thotë se ka infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, dhe qendër komunitare.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e qytezës së re të Thumanës, ju uroj një ditë të mbarë. 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, shkolla e kopshti “Ramazan Jangozi”, dhe qendër komunitare në shërbim të banorëve”, shkruan Rama.
Thumana ka qenë një ndër zonat më të prekura nga tërmeti fatal i cili tronditi vendin tonë, 2 vite më parë, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 persona dhe mbetën të plagosur shumë të tjerë.
/b.h