Kryeministri britanik Boris Johnson ka folur për situatën në Afganistan. Në një intervistë televizive të drejtpërdrejtë pas takimeve urgjente me personelin e tij të sigurisë në Londër, Johnson tha se Britania ka mjetet për të nxjerrë britanikët e mbetur nga Afganistani .
Johnson tha se Britania tashmë ka nxjerrë një numër të madh të shtetasve afganë që ndihmuan përpjekjet perëndimore në Afganistan në 20 vitet e fundit dhe po punojnë ende.
Jonson shtoi se është e qartë që do të ketë një qeveri të re, por e rëndësishme sipas tij është që Perëndimi të punojë. Johnson gjithashtu vuri në dukje se ai nuk dëshiron që të tjerët në mbarë botën të njohin para kohe talebanët si qeveri e re.
“Ne po punojmë shumë shpejt për të gjithë shtetasit britanikë. Është e qartë që do të ketë një qeveri të re. E rëndësishme që Perëndimi të punojë kolektivisht për të bërë të qartë se askush nuk do që Afganistani të bëhet një terren “ushqimi” për terrorin,”- tha Johnson ndër të tjera.
Ai thekson se askush nuk do të njohë talebanët, por perëndimi duhet të ketë një qëndrim të unifikuar përballë tyre.
“Ne nuk duam që askush të njohë talibanët në mënyrë bilaterale, ne duam një pozicion të bashkuar mes të gjithë të njëjtëve mendime, për aq sa mund të marrim një,” shtoi ai.
Deri më tani ndërkombëtarët kanë qenë të fokusuar në evakuimin e stafeve të ambasadave dhe diplomatëve pasi Kabuli është një zonë e pasigurt e uzurpuar nga talebanë të armatosur.