Presidenti i Afganistanin, Ashraf Ghani ka lënë vendin e tij për t’u larguar në Taxhikistan. Ky veprim i shpejtë vjen pasi talebanët kanë hyrë në kryeqytetin Kabul dhe po marrin edhe institucionet.
Ministri i Brendshëm njoftoi lajmin e largimit të Presidentit teksa zyra e Ghani thotë se largimi është bërë për arsye sigurie.
Në fakt talebanët me hyrjen në qytet ishin duke e kërkuar Presidentin Ghani teksa më parë i kishin bërë thirrje të dorëhiqej.