Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu u shpreh në mbështetje të pritjes së shtetasve afganë që rrezikohen nga talebanët, por tha se procedurat duhet të bëhen transparente.
Sipas tij kryeministri Edi Rama po bën vetëm deklarata boshe ndërkohë që duhet të informojë me detaje dhe duhet të diskutojë gjithë hapat e operacionit në mënyrë që të mos dështojë.
Ish-ministri i Jashtëm tha se Shqipëria duhet të përmbushë detyrimet ndaj NATO-s, ndërsa theksoi se pozicioni i vendit nuk mund të përdoret në favor të një qeverie që po tenton ta çojë vendit drejt regjimeve të lindjes dhe jo drejt frymës perëndimore.
“Se pari theksoj se sot Bota Demoratike duhet te jete ne zi.
Por dhe ne turp per deshtim e ketij misioni te rendesishem, shpresedhenes, gje qe do kete pasoja te thella negative gjepolitike afat gjate.
Kjo eshte dhe nje goditje e besimit mbi Boten Demokratike e forcen e saj.
Eshte tragjike ajo qe po ndodh me Afganistan, jo vetem per ate popull perballe atyre bishave te zeza, qe po e skllaverojne perseri, por dhe perballe vlerave, lirive, te drejtave universale.
Te jeni te bindur se kjo do te shoqerohet me nje forcim te radikalizmave, ekstremizmave, fondamentalizmit e terrorizmit per periudhat qe vijne shume gjere.
Po keshtu te trafiqeve, kriminalitetit etj.
Talebanet dhe te tjeret te ngjashem me ata nuk ndryshojne, ata ngelin kriminele, demone te zhvillimit e cdo gjeje progresive.
Mesazhet e sotme nga Kabuli jane tragjike per kedo qe aspiron ne liri e vlera njerezore.
Jane nxitese per forcat me te erta ne Glob.
Dite me te veshtira do te vijne!
Shqiperia ka realizuar prej 1992 dhe duhet te vazhdoje t’i realizoje detyrimet e saj perpara aleateve e aleancave tona.
Ne nuk kemi rruge tjeter.
Rama sot publikoi nje hartim bosh, sepse ai kerkon te keq perdore edhe afganet tashti si monedhe shkembimi per interesat e tij.
Ai po perserit skemen e deshtuar te armeve kimike, gje qe e kam thene prej atehere.
Cdo gje duhet bere me transparence, ide konkrete, ne bashkepunim me te gjitha faktoret ne vend, perfshi dhe opoziten.
Shqiperia eshte shume me e gjere se kjo maxhorance qeverisese, qe ai permend, por e katandisur sot nje “thele””, deklaron Shehu!/m.j