Një sherr mes dy vëllezërve dhe një 58-vjeçari ka ndodhur sot në mëngjes në tregun e Milotit. Policia e Kurbinit në një njoftim për mediat bën me dije se në konflikt janë përfshirë vëllezërit A.P. dhe D.P. përkatësisht 27 dhe 19 vjeç.
Të dy kanë goditur me mjete të forta 58-vjeçarin me iniciale P.GJ. Ky i fundit u është kundërpërgjigjur duke i goditur me thikë.
Të dy vëllezërit kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Mësohet se gjendja e tyre është stabilizuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë 58-vjeçari është dërguar në spital gjithashtu, por pas një kontrolli mjekësor është shoqëruar drejt Komisariatit të Kurbinit për veprime të mëtejshme.
Lidhur me këtë konflikt është ngritur një grup hetimor dhe po punohet për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
/a.r