Kryeministri Edi Rama me një video të Anxhit, vajzës e cila promovon Shqipërinë përmes vlogut të saj, ka shprehur admirimin për të rinjtë që çojnë bukuritë e natyrës tonë në çdo ekran kompjuteri.
Përmes rrjetit të tij social Facebook, kryeministri ka zgjedhur të publikojë një video në të cilën vajza e re tregon për shikuesit momente nga eksplorimi i saj në Thethin e malësisë sonë të bukur.
“Aty ku rrjedhë Lumi i Shalës dhe je i rrethuar komplet nga malet në një vend ku ka shumë histori pasi po flasim për kulën e ngujimit, kishën, syrin e kaltër dhe ujëvarat. Një vend ku mund të shijosh edhe aktivitetet sportive edhe natyrën. Këtë kam zgjedhur për të vizituar Thethin!”, shprehet Anxhi në video.
Rama mes rreshtave shoqëruese të videos shkruan se çdokush që bën të tijën për promovimin e Shqipërisë ka një vend në këtë hapësirë, me shumë respekt.