Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj e konsideron alarmante gjendjen aktuale me virusin, pasi në 24 orët e fundit u identifikuan 1128 të infektuar me Covid-19.
Përmes një postim në Facebook, Zemaj iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së.
“Sot, edhe më keq: 1.128 raste të reja me virusin Covid-19 dhe 3 raste të vdekjes. Kjo është alarmante!
Qytetarë të dashur,
Ju lutem me gjithë shpirt: Respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ju lutem me gjithë shpirt: VAKSINOHUNI. Edhe përkundër menaxhimit të dobët në qendrat e vaksinimit, ju lutem që të keni durim dhe të merrni vaksinën.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!”, shkruan Zemaj./m.j