Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot Musine Kokalari.
Ndërrsa e cilëson Kokalarin si simbol të rezistencës dhe fuqisë së gruas shqiptarem, kreu i shtetit shton se Kokalari me idetë e saj frymëzon në çdo kohë për mbrojtjen e demokracisë, lirisë, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.
“Me nderimin më të thellë, përkujtojmë sot simbolin e rezistencës, të intelektuales së mirëfilltë dhe të fuqisë së gruas shqiptare, disidenten e paharruar, patrioten, aktivisten përparimtare sociale dhe politike, Musine Kokalari, që në periudhën më të errët, ndriçoi për të mos u shuar kurrë, me idetë e saj frymëzuese në çdo kohë për mbrojtjen e demokracisë, të lirisë, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor”.
/a.r