Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Austri ku një burrë gjatë kryerjes së nevojave personale është pickuar në zonën gjenitale nga një piton. Gjarpri kishte rrëshkitu pëmes tubave të kanalizimit, duke bërë që burrri të përrjetonte një nga makthet e jetës së tij.
I tronditur, 65-vjeçari në qytetin e Grazit u kthye për të parë pitonin e gjatë 1.6 metra brenda tualetit të tij.
Sipas përshkrimit të personit, që thuhej i në njoftimin e policisë, sapo u ul ai ndjeu “një kafshim në zonën gjenitale”.
Gjarpri, me origjinë aziatike, i cili mund të arrijë një gjatësi prej 9 metrash, u arratis nga një apartament fqinj pa u vënë re përmes tubave të kanalizimeve.
Një specialist i gjarpërinjve, i cili u thirr nga shërbimi i urgjencës, e largoi gjarprin nga tualeti, e pastroi dhe ia ktheu pronarit të tij.
Viktima mori ndihmën e parë në spital për lëndime të lehta.
Fqinji 24-vjeçar, i cili mban 11 gjarpërinj në banesën e tij, të gjithë jo helmues, u thirr në zyrën e hetuesit për shkaktimin e dëmtimit trupor nga pakujdesia.
/b.h