Policia e Gjirokastrës pas kontrolleve me dron ka zbuluar një parcelë ku po kultivohej kanabis sativa.
Në një njoftim për mediat autoritetet sqarojnë se në pranga kanë rënë Rigert Çelo dhe Kasem Miho, të cilët dyshohet se janë autorët e mbjelljes së kësaj parcele.
Bima narkotike ishte mbjell në një zonë të pyllëzuar të fshatit Labovë e Vogël, larg zonës së banuar.
Policia sqaron se bimët narkotike janë asgjësuar duke u djegur, ndërkohë kundër Çelos dhe Mihos është ngritur akuza “Kultivim i bimëve narkotike”.
/a.r