Pavarësisht numrave në rritje në Shqipëri, fillimisht u duk sikur mutacioni indian ishte më i lehtë krahasuar me variantin klasik apo britanikun, por nuk po ndodh kështu.
Pas një periudhe relativisht të gjatë, situata në repartin e reanimacionit nuk është e njëjtë. Prej ditës së djeshme mësohet se dy pacientë janë futur në intubim.
Shumica e pacientëve janë të pavaksinuar, mbi pesëdhjetë vjeç, por nuk mungojnë edhe ata te të tridhjetat. Ndonëse numri i të infektuarve rishtazi vetëm këtë javë i kaloi të pesëqindtët, vetëm një pacient ka ndërruar jetën.
Për fat të mirë, dje u shënua dita e tretë radhazi pa asnjë viktimë, ndërsa spitali i vetëm për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19 numëron 37 pacientë.
Kjo ka bërë që në qarqet e ekspertëve që marrin vendime për shëndetësinë, të diskutohet mundësia e rikthimit në spital covid të Departamentit të ish-Kirurgjisë.
Sikundër numri i infektimeve, në rritje të lehtë, kohët e fundit ka ardhur edhe numri i atyre që ia hedhin virusit.
Dje u konsideruan të shëruar 46 persona, duke e çuar në 130 mijë e 549 totalin e të imunizuarve natyralisht nga virusi. Nga afro 4800 tamponë të kryer, të enjten u konfirmuan 274 prej tyre, i krahasueshëm me atë të një dite më parë.
/b.h