Drejtori i i kabinetit të Presidentit Ilir Meta dhe ish-ministri i LSI, Edmond Panariti ka paralajmëruar padi ndaj kreut të LDSH-së Myslim Murrizi.
Me anë të një postimi ne rrjete sociale, Panariti i është drejtuar Murrizit, duke i bërë thirrje që të përgatitet për përballjen me drejtësinë.
“Për shëtitësin televiziv Murrizi dhe kalatë e tij, prej rëre.
Përgatitu për padi për akuzë të rremë ndaj meje. Jam plotësisht i një mëndje me ju Lymi. Le tja lemë SPAK që t’u shkojë me qetësi në themel të dy padive tuaja për Ministrinë e Bujqësisë.
Fundin t’u nxjerri të gjithave, se çfarë kanë brenda ato prokurime !
Unë jam plotësisht i gatshëm në çdo çast për të qënë në dispozicion të organeve të hetimit, për përgjegjësitë që më takojnë.
Provave, fakteve, faturave, firmave tu bëhet “qilizëm” ashtu siç punohet edhe thellë toka në fshatin tënd Sulzotaj”, ka shkruar Panariti.
Më tej ai e këshillon Murrizin, të bëjë pak pushim nga studio televizive dhe të presë hetimet e Prokurorisë.
Ato lërja, prokurorisë dhe gjykatës.
Ti e bëre tënde.. Tani durim!
Shpejt do të kuptojmë të gjithë se çfarë ke gatuar!
Ndërkohë që kam bindjen e plotë, që jo më një
shqyrtim i thellë por edhe një vlerësim në sipërfaqe i padive do t’ju nxjerrë “bllof”. Dhe ti e di këtë!
Hapi tjetër është padia ime për akuzë të rreme ndaj meje”, ka shkruar më tej Panariti./m.j