Një jaht me flamur britanik është mbytur pranë ishullit Milos në Greqi. Mediat greke raportojnë se në bordin e anijes gjendeshin 17 persona, për të cilët ka nisur një operacion i gjerë shpëtimi.
Shkaku i mbytjes së anijes është ende i paqartë.
Sipas mediave jahti 28 metra i gjatë u fundos në orët e para të mëngjesit të sotëm
Ne bord ishin 17 persona , të cilët ishin të gjithë në bord në momentin kur u fundos jahti, ndërsa saktësisht incidenti ndodhi 16 milje detare në veriperëndim të ishullit.
Rojet bregdetare kanë nisur një operacion për gjetjen e personave.
/b.h