Një rast tjetër i abuzimit me një të mitur dhe për më tepër i kryer nga babai i tij po hetohet nga autoritetet greke pas një ankese nga nëna.
Sipas mediave greke, nëna shkoi në polici dhe ngriti një padi kundër burrit të saj 47-vjeçar, pasi sipas saj vitin e fundit ai po abuzonte me fëmijën 14-vjeçar.
Informacioni thotë se fëmija fillimisht i foli nënës së tij për makthin që jetoi në duart e babait të tij dhe më pas u ekzaminua nga një psikolog, ku foli edhe për martirizimin që po jetonte.
Policia solli babanë 47-vjeçar i cili mohon akuzat, ndërsa në një kontroll që u bë në shtëpinë e tij, nuk u gjet asnjë material pornografik apo ndonjë dëshmi tjetër inkriminuese. Për shkak të kalimit të afateve, babai u lirua dhe ndaj tij u ngrit një çështje hetimi, me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale ndaj një të mituri.