Një vajzë zbuloi se ishte pesë muajshe shtatzënë pasi bëri një test si shaka, kur një sanduiç e bëri atë të ndihej e fryrë.
Jasmin Miller, 24 vjeç, bleu një test të shtatzënisë në shtëpi për humor kur ushqimi i rëndoi shumë stomakun dhe nëna e saj Erica po priste përgjigjen.
Ajo lindi fëmijën e saj të parë Leighton vetëm tre muaj pasi zbuloi se ishte shtatzënë. Asaj për shkak të disa pilulave që parandalonin shtatzëninë nuk i vinin periodat dhe nuk i kushtoi shumë rëndësi.
Ajo filloi të shkonte në tualet më shpesh, por mendoi se kishte ndonjë infeksion urinar. Vajza kishte ngërçe të forta, por gjithashtu kishte edhe probleme me stomakun.
“Unë kisha një të dashur që nuk ishte shumë serioz dhe 100% asnjëri prej nesh nuk ishte gati për të krijuar një familje. Isha e tmerruar kur pashë përgjigjen pozitive tek testi i shtatzënisë, nuk kisha ide se çfarë të bëja”, u shpreh Jasmin.
Ajo shkoi për të parë nënën e saj dhe i dha lajmin. Nëna u emocionua por edhe u trishtua sepse e dinte shumë mirë sa e vështirë do ishte për të bijën 24-vjeçare beqare ta rriste një fëmijë e vetme.
Katër ditë më vonë, ajo vizitoi mjekun për herë të parë, ku bëri një ultratinguj dhe zbuloi se ishte 19 javë dhe pesë ditë.
Ajo tha: Fillova të qesh dhe bërtas në dhomën e gjinekologut. Isha krejtësisht vetëm dhe kisha shumë frikë. Isha në tronditje të plotë, shumë mosbesim, shumë mohim.
Jasmin u përpoq t’i tregonte ish-të dashurit të saj me të cilin ishte ndarë vetëm dy javë më parë, por ai e quajti atë gënjeshtare dhe e akuzoi se nuk po merrte pilulat për parandalimin e shtatzënisë. Madje ai doli nga makina duke i përplasur derën dhe nuk shikoi më mbrapa. Kjo ishte hera e fundit që Jasmin e ka parë atë./m.j