Në fotot e fundit të postuara në Instagram, Adriano, 39 vjeç, është veçanërisht i ngazëllyer. Shpejt zbulohet arsyeja. Ish-sulmuesi brazilian është përfshirë në “Walf of Fame” të “Maracana”, stadiumi simbol i Brazilit. Ai nuk i mbajti dot lotët dhe festoi nën shoqërinë e nënës së tij.
Në vijim po ju tregojmë si ka ndryshuar ai gjatë viteve, nga Interi deri më sot. Adriano luajti tek Interi në sezonin 2001-2002 dhe midis viteve 2004 e 2009. Një total prej 74 golash dhe 27 asistesh në 177 ndeshje. Nga përvoja në Milano mori tituj kampioni të Serie A në shtëpi, 2 Kupa të Italisë dhe 3 Superkupa të Italisë.
Një përvojë që nuk e ka harruar kurrë, e mban Interin në zemër. “Interi është një pjesë e mrekullueshme e imja, e cila është e ndërthurur me jetën time, duke ngjyrosur momentet më të mira dhe duke më shoqëruar në ato më të trishtuara”, – tha ai në të kaluarën.
Në Milano, gjithashtu jetoi kohë të vështira. Adriano ka qenë vazhdimisht “viktimë” e varësisë ndaj alkoolit, i cili e transformoi fizikisht dhe kompromentoi performancën si futbollist. Ish-sulmuesi foli hapur për këtë: “Vdekja e babait tim më la me një zbrazëti të madhe, u ndjeva shumë i vetmuar.
Pas vdekjes së tij, gjithçka u përkeqësua. Isha vetëm në Itali, i trishtuar dhe i dëshpëruar. Pastaj fillova të pi. Jam ndjerë i lumtur vetëm kur kam pirë, e bëja çdo natë. Kam pirë gjithçka që mund të fusja në dorë: verë, uiski, vodka, birrë. Shumë birrë. Nuk ndalova së piri dhe në fund u detyrova të largohem nga Interi”.
Ai tha se u paraqit i dehur në stërvitje, në shumë raste, me klubin që e mbuloi atë me justifikimin e problemeve fizike. Alkooli, gjithashtu përfshin ndryshime fizike mjaft të njohura. Nga muskujt (abs) në bark, si në “parantezën” romake (2010-2011). I mirëpritur si një “Perandor” i vërtetë, ai u përpoq të rikuperohej fizikisht (kishte arritur peshën 106 kg). Jo thelbësor në fushë, me eksese të shumta jashtë kuadratit të blertë. Me pak fjalë, një periudhë që është çdo gjë, por jo e paharrueshme…
Pas Italisë u kthye në Brazil, me disa kilogramë shtesë. Dieta e dobët e përshkruar nga mjekët e Korintas për ta bërë që të humbasë 6 kilogramët e tepërt shkaktoi kritika në botën e futbollit. Klubi i dha 42 ditë kohë që të kthehej në peshën e tij ideale. Braziliani, megjithatë, kishte një ditë në javë kur mund të hante dhe të pinte çfarë të donte.
Duke folur për peshën dhe ushqimin, në profilin e tij në Instagram, nuk ka mungesë të fotove kushtuar oreksit pa fre. Mish, pjata të shijshme, por edhe sushi dhe peshk. Si ka ndryshuar jeta e tij sot? Në dhjetor u fotografua duke vallëzuar, kënduar dhe festuar mes njerëzve në një klub të njohur në Rio. Të gjitha, pa respektuar asnjë nga rregullat anti-Covid. Me pak fjalë, me Adrianon nuk mërzitesh kurrë …
/a.r