Një nëpunës i ambasadës britanike i dyshuar për spiunazh është vënë në pranga nga policia britanike dhe gjermane në qytetin gjerman të Potsdamit.
Shtetasi britanik 57-vjeçar konsiderohet dyshohet se i ka transferuar të dhëna dhe dokumente shërbimit inteligjent rus në këmbim të parave që nga nëntori i vitit 2020, sipas një deklaratë të prokurorisë gjermane.
Zyrtari i ambasadës britanike u arrestua të martën, pas një operacioni të përbashkët mes Gjermanisë dhe Britanisë.
Polica ka kontrolluar apartamentin dhe vendin e punës së të dyshuarit, ndërkohë vazhdojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./m.j