Një grua është vendosur nën hetim në Australi pasi dyshohet se kishte mashtruar se është mjeke.
Mediat australiane raportojnë se 27-vjeçarja ka punuar për tetë muaj në Spitalin “Sydney’s Bankstown-Lidcombe”.
Por spitali zbuloi se ajo nuk ishte akredituar nga organet kompetente si mjeke, ndaj është marrë në hetim nga policia.
Një zëdhënëse e spitalit tha në një deklaratë se punonjësja që filloi punën në janar të këtij viti u “largua menjëherë nga puna” kur autoritetet zbuluan se nuk ishte akredituar.
Sipas 7News, gruaja kishte dështuar në provimet e saj përfundimtare dhe falsifikoi dokumentet për të fituar punën.