Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i burrit biznesmen të modeles shqiptar, Angela Martini. Dragos Savulescun u prangos në Mykonos, teksa po bënte pushime luksoze me gruan e tij.
Media rumune G4Media.ro ka publikuar edhe një foto ku shihet Angela, ndërsa në cep edhe bashkëshorti i saj, ndërsa thuhet se kjo mund të jetë bërë shkak i arrestimit. Savulescu ishte shpallur në kërkim nga autoritetet rumune, pasi ishte dënuar për përvetësim të fondeve publike.
Ka qenë modelja shqiptare ajo që ka zbuluar herë pas here imazhe nga ai, ku shihej se ishin duke kaluar pushimet me familjen në ishullin grek. Tashmë Angela Martini ka fshirë të gjitha lokacionet nga fotografitë e saj të postuara, e madje i ka hequr të gjitha postimet në “story” duke zgjedhur që të mos hedhë më asgjë.
Kujtojmë se Dragoș Savulescu, në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.
Fill pas vendimit të gjykatës, biznesmeni u arratis në Itali, konkretisht në Napoli, për t’u arrestuar përfundimisht në Mykonos. Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit.