Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se Gjykata Kushtetuese e Kosovës në aktgjykimin e saj që pritet të publikohet pas pak minutash, e njeh të drejtën e themelimit të Asociacionit mbi bazën e marrëveshjes së Brukselit, mirëpo konsideron se disa prej parimeve të kësaj marrëveshjeje janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Sipas aktgjykimit të GJ.K.’së kjo marrëveshje nuk duhet të anulohet.
Gabimet duhet të përmirësohen në dekretin për themelimin e Asociacionit dhe statutin e këtij mekanizmi.
Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se gjatë përpilimit të statutit duhet të merret parasysh arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë rast.