Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” video të punimeve të lagjes së re në Shijak e cila po rindërtohet pas shkatërrimit nga tërmeti.
Rama shprehet se lagja e re do të jetë një shëmbëlltyrë urbane e respektit dhe solidaritetit me njerëzit e kësaj zone që do të përfitojnë falas apartamente optimale.
“Mirë mëngjes dhe me lagjen e re të Rilindjes së Shijakut pas shkatërrimit nga tërmeti, e cila do të jetë një shëmbëlltyrë urbane e respektit dhe solidaritetit me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që do të përfitojnë falas apartamente optimale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/b.h