Gjykata e Fierit ka lënë në burg 56-vjeçarin Petrit Arapi pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare me aftësi të kufizuara duke e lënë atë shtatzënë.
Ndërkohë bashkëshortja e Arapit, në një prononcim për “Abc” është shprehur se nuk ka dijeni për këtë akuzë dhe se sipas saj bashkëshorti ishte thirrur në polici për kultivim të kanabisit.
“Unë nuk di gjë për këtë që thoni ju. Erdhi dje policia dhe kërkoi në shtëpi për drogë. Pastaj më thanë që e morën burrin se kishin gjetur drogë tek tokat. Nuk kam dijeni për këtë akuzë dhe ne nuk kemi një fqinje me aftësi të kufizuara këtu”, ka thënë ajo
/b.h