Një aksident i rëndë është shënuar në Lushnjë.
Gazetari Julian Kasapi, raporton për “BalkanWeb”, se një makinë tip “Lancia” ka marrë flakë në ecje, e kësisoj ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë plagosur 6 persona. Dy prej tyre sipas raportimeve janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar për në Spitalin e Traumës, në kryeqytet.
/b.h