Zjarret në Shqipëri kanë mërzitur këdo që do natyrën dhe jo vetëm. Një 10-vjeçare ka vendosur që mërzitjen e saj për zjarret në vendin tonë ta tregojë në një video-mesazh sensibilizues.
Eden Jauri në një video të publikuar nga Top Channel, Eden nga Rruga e Kombit, ka bërë thirrje që zjarret në vendin tonë dhe në të gjithë botën të shuhen pasi po e shkatërrojnë atë.
“Un quhem Eden Jauri, jam 10 vjeç edhe nuk mund të shikoj malet, jam shumë e mërzitur edhe e inatosur, se si digjen malet aty.
Natyra po shkatërrohet, gjithçka po shkatërrohet, bota po na shkatërrohet, kjo gjë duhet të ndalojë menjëherë”, tha 10-vjeçarja./m.j