TMZ-ja raporton se Jimi ka bërë kërkesën për t’u divorvuar në Gjykatën Superiore të Qarkut në Los Anxhelos, të premten e kaluar.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur asnjë arsye e kërkesës së tij për të ndarë rrugët me Sloan, ndonëse siç raportohet, kjo nuk është hera e parë që çifti aplikon për t’u divorcuar.
Ishte Jennifer ajo që kishte aplikuar e para për tu ndarë nga Jim, në mars të vitit 2018, mirëpo çifti ishte kthyer sërish bashkë pas një viti.
Aktori i filmit “Red Heat” ka dy fëmijë me Jenniferin, vajzën Jamison 22-vjeçare dhe djalin Jared, 19-vjeçar.
Aktori shqiptar 67-vjeçar ishte i martuar më parë me Sandra Davenport, me të cilën ai ka një djalë 40-vjeçar, të quajtur Robert. Koha.net